Fetah Paçarizi, kandidat për deputet i PDK-së ka zhvilluar takime me qytetarë në lagjen “2 Korriku” në Prizren.
Ai ka thënë se “ndryshimi pozitiv që po vjen me PDK-në”, ka gjetur përkrahje në këtë lagje.
“Pritje bujare në odën e Kastratve, në Lagjen “2 Korriku” në Prizren, ku u theksua përkrahja për ndryshimin pozitiv që po vjen me PDK-në, Kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza dhe kandidatët për deputetë”, ka shkruar ai në Facebook.