Paçarizi: Më shqetësues se raporti i DASh-it, është intensifikimi i problemeve me lirinë e mediave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Paçarizi: Më shqetësues se raporti i DASh-it, është intensifikimi i problemeve me lirinë e mediave

    Insajderi
    14 April 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Rrahman Paçarizi, duke i komentuar gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, tha që e sheh si më shqetësues faktin që problemet me lirinë e medias janë intensifikuar.

    Për mua më shqetësues se vetë raporti i DASh-it, që është pak më i ashpër se i vitit të kaluar, është fakti që gjetjet e këtij raporti po vazhdojnë me intensitet të shtuar, në periudhën e cila del përtej periudhës që mbulon ky raport. Problemet me lirinë e medias janë intensifikuar, ku i kemi pasë disa situata shumë të rënda të sulmeve ndaj medias duke i cilësuar mediat si ” grupe të organizuara kriminale”, ka thënë Paçarizi duke aluduar në deklaratat e Prindon Sadriut dhe Luan Dalipit.

    Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova, përmendi edhe çështjen e emërimeve politike në sistemin arsimor të Kosovës.

    Këtu nuk u përmend çështja e vazhdimit të emërimeve politike në sistemin arsimor të Kosovës, ku mësuesit dhe drejtorët e shkollave vazhdojnë të emërohen politikisht. Jo që nuk janë emëruar më përpara, por kjo ka qenë një nga kritikat që VV-ja u bënte qeverive të kaluara”.

    Çështja me e dhimbshme është qasja e pushtetit ndaj gjyqësorit, një qasje që sa vjen e po ashpërsohet edhe më shumë.  Demokracia në një vend rrezikohet nga shpërfillja dhe kontestimi  i vendimeve të sistemit të drejtësisë. Në Kosovë, kjo po ndodhë në vazhdimësi. VV tani në qeveri i jep vetes të drejtë që të bëjë interpretime të vendimeve të sistemit të drejtësisë përshirë edhe Gjykatës Kushtetuese”.

    Paçarizi tha që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e kontestoi publikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Ministrja e Arsimit, për herë të parë në Kosovë e konteston publikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë, dy presidentë kanë rënë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushteuese”, tha ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark