×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët dhe familjarët ankohen për mungesë higjiene dhe pajisje bazike në dy klinika – QKUK hesht

    Insajderi
    01 November 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pacientët dhe familjarët e tyre shpesh shprehin pakënaqësi për kushtet e papërshtatshme në spitalet publike. Insajderi ka pranuar disa ankesa lidhur me Klinikën Torakale dhe atë të Kirurgjisë, ku kushtet sanitare dhe infrastruktura lënë shumë për të dëshiruar.

    Nga pamjet, shihet se ambientet janë në proces renovimi, por ndërkohë mungojnë elementet bazë për higjienën e duarve, si sapuni i lëngshëm.

    Një mbishkrim në mur, “Lani duart – Shpëtoni jetë,” i kujton çdonjërit rëndësinë e higjienës, por pranë lavamani shihet se nuk ka fare sapun të duarve, e as peceta të pastra. Me çka t’i pastrojmë?

    Në një bisedë me Gazetën Insajderi, një familjar i një pacienti shpreh shqetësimin e tij: “Shumë ka pluhur, pacientë këndej nuk vinë për qejf, kanë sëmundje të rënda”.

    ”Një tjetër familjar shtron pyetjen: “Nuk e di pse nuk e kanë transferuar përkohësisht,” duke shprehur habinë e tij për mungesën e masave për të mbrojtur pacientët nga kushtet e papërshtatshme.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga SHSKUK për të kuptuar se pse ndodhën në këtë gjendje klinikat, përkatësisht pse ka mungesë të pajisjeve higjienike, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark