Pacienti hyn në spital dhe vret mjekun që e operoi, më pas vetëvritet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pacienti hyn në spital dhe vret mjekun që e operoi, më pas vetëvritet

    Insajderi
    02 June 2022 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai vrau 4 persona dhe plagosi 10 të tjerë përpara se të vriste veten. Vrasësi ishte një pacient i cili ankohej për dhimbje pasi së fundmi iu nënshtrua një operacioni në shpinë.

    Mes viktimave ka edhe dy mjekë, njëri prej të cilëve është ai që e kishte operuar.

    Sulmuesi përdori një pushkë gjysmë automatike Ar-15 të blerë në të njëjtën ditë. Ai kishte njoftuar vazhdimisht klinikën për dhimbjet pas operacionit dhe kishte akuzuar mjekun e tij, Preston Phillips.

    Policia tha se gjeti gjithashtu një letër nga vrasësi, e cila sqaron se si ai u kthye në klinikë me “qëllim për të vrarë Dr. Phillips dhe këdo që ishte në rrugën e tij”. Mes viktimave ka edhe një recepsionist dhe një pacient.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark