Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK. Gazeta Insajderi raporti se si një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë kishte goditur një të moshuar.
Gjendjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, tha ai për Insajderin.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lluzhan.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.