Pacientja me copëz të xhamit në sy pret doktorin 40 minuta në Prizren [video] – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientja me copëz të xhamit në sy pret doktorin 40 minuta në Prizren [video]

    Insajderi
    26 March 2017 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Spitalin e Syve në Prizren, një paciente ka pritur afro 40 minuta me copëz të xhamit në sy doktorin që nuk gjendej në vendin e punës.

    Fillimisht sipas përshkrimit të të birit V.K. të pacientes, ai kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të qytetin prej ku i kanë dhënë udhëzimin për në Spitalin e Syve, njofton Klan Kosova.

    Ai ka thënë për klankosova.tv se kur kishte kërkuar ndihmë, aty nuk gjendej mjeku kujdestar dhe se është dashtë të pritej për 40 minuta edhe pse gjendja e syrit të pacientes (nënës së tij) ka qenë e rëndë.

    Për rastin si ka thënë se ka njoftuar edhe policinë në Prizren.

    Për më tepër ka dërguar edhe një video që përshkruan më së miri situatën, tek sa i drejtohet i frustruar doktorit kujdestar, që thotë se u vonua për atë kohë derisa po vishej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark