Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka vizituar sot tregun e Gjelbër në Kryeqytet.
Ai ka premtuar se janë të gatshëm të shtyjnë përpara çdo projekt për të siguruar një jetë me të mirë për tregtarët.
“Kërkesat e tyre për ne janë primare dhe ne do të jemi të gatshëm të shtyjmë përpara çdo projekt, qoftë ai qendror apo komunal, për të siguruar që edhe familjet e tregtarëve të kenë një jetë të dinjitetshme”, tha Pacolli.