×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli flet për raportin me Naim Murseli, zbulon për herë të parë çka i tha familja për të

    Insajderi
    29 November 2024 - 00:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, ka treguar për herë të parë detaje nga marrëdhënia e tij me Naim Murselin, këshilltarin e tij të dikurshëm, pas tragjedisë që përfshiu Murselin, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Liridona Ademaj, shkruan Insajderi.

    Pacolli ka shpjeguar se si ka njohur Murselin dhe si e ka mbështetur atë gjatë karrierës së tij.

    “Një i ashtuquajtur këshilltar i imi – ky djalin vjen prej Suedisë, djalë i mençur, i shkathët, Naim Murseli,” ka thënë Pacolli, duke theksuar se ai e ka njohur Murselin shumë kohë më parë teksa përmendi se u takuan për herë të parë në një ngjarje partiake në Gjakovë.

    Ai tregoi se prindërit e Naim Murselit e sollën atë që t’i tregonte për adhurimin e tij ndaj Pacollit, dhe si i ri, ai kishte pasur një operacion të rëndë në zemër.

    “Babain dhe nëna e tij erdhën me këtë djalosh dhe më thanë ky është i dashuruar në ju, i ka krejt fotografitë e juaja dhe flet vetëm për ju,” tha Pacolli në intervistë me Arbana Osmanin.

    Pacolli tregon se Murseli e ka ndihmuar edhe kur ishte ministër, duke i dhënë këshilla për zhvillimin e një faqeje interneti për ministrinë.

    “Më bëri impersion dhe e mbajë si afër, siç ju kam ndihmuar edhe të tjerëve nëpër studime,” tha Pacolli.

    Ai shtoi se Naimi e ka përcjellë gjatë vizitave të tij në Gjakovë dhe në tubimet partiake, dhe më pas, pasi Murseli u shpërngul në Suedi, e vetëm pastaj ai e emëroi këshilltar të jashtëm.

    Pas ngjarjes tragjike, që ka tronditur familjen e Murselit dhe opinionin publik, Pacolli ka reaguar ndaj mënyrës si mediat e trajtuan situatën.

    Ai ka përmendur se Murseli ishte ‘invaziv’ për fotografitë dhe selfie-t, dhe se shpesh ai e kishte fotografuar atë dhe njerëzit që e rrethonin.

    “Nëse të kish taku qetu kish me thanë a bën një selfie,” tha Pacolli, duke shtuar se Murseli ishte gjithmonë në kërkim të mundësive për të bërë fotografi me të dhe me njerëzit që ai takonte.

    Pacolli gjithashtu i ka përgënjeshtruar thashethemet që qarkulluan pas ngjarjes tragjike, që sugjeronin një lidhje më të afërt mes tij dhe Murselit, duke thënë se këto janë vetëm spekulime.

    “Se ai ka qenë gjoja se biseksual dhe ia fillojnë përfoljet se për këtë e mbrojë unë,” tha Pacolli, duke shtuar se këto thashetheme janë të pavërteta. “Kanë harruar që unë vijë nga një familje fisnike,” tha ai, duke i përgënjeshtruar akuzat.

    Për më tepër Pacolli e cilësoi veten si “primitive” për qëndrimet e tij konservatore, duke theksuar se ai nuk është mbështetës i komunitetit LGBT, dhe se ai e ka gjithmonë në fokus familjen dhe vlerat tradicionale.

    “Nuk duhet të ndërhyjmë në shoqërinë e shnosh,” u shpreh ai, duke shtuar se në zgjedhje do të garojë me një moto që thekson rëndësinë e familjes.

    Theksojmë se ka kaluar një vit nga vrasja e Liridona Ademajt dhe ende nuk ka ngritje të aktakuzës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark