×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i jep këshilla Pecit: Mos u mërzit, qetësia është përgjigja më e fortë ndaj kritikave

    Insajderi
    17 November 2024 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ia ka dhënë një këshillë të vlefshme ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, mbi reagimin me nervozizëm ndaj lajmit për dhënien e grantit prej 100 mijë eurove vëllait të deputetes Fitore Pacolli.

    Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka këshiluar ministrin Peci që të mos reagojë emocionalisht, nëse akuzat s’janë të vërteta, shkruan Insajderi.

    “Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet,  ( nese mendon qe nuk janë të vërteta). Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë”, ka deklaruar ndër të tjera Pacolli.

    Ai ka thënë se duhej të vepronte njësoj sikurse Pacolli kur ministri Peci e quante “agjent të Putinit dhe Vuçiqit”.

    Për fund, Pacolli ka dhënë edhe një këshillë të vlefshme për Pecin.

    “Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, ka deklaruar Pacolli. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark