Pacolli i reagon Haxhiut: Ne kërkuam vetëm parate, jo Grandin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i reagon Haxhiut: Ne kërkuam vetëm parate, jo Grandin

    Insajderi
    05 January 2025 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit.

    Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që nga fillimi ka kërkuar që të kthehen fondet e saja. Pacolli tha se nuk ka kërkuar objektin e Grandit por paratë.

    Postimi i plotë:
    Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.

    Ministrja e din shumë mirë , që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.

    Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe asgjë tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark