Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, lidhur me postimin e saj duke e kritikuar KFOR-in me një karikaturë.
Pacolli e ka cilësuar këtë si “të neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tone”.
“Kjo shprehje frustruese në media e Albulena Haxhiut ndaj Kfor-it. është e neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe 24 vjet e kendej.
A është ky nderimi juaj për trupat e Kfor.it zonjë??”, ka shkruar Pacolli.