Pacolli i shkruan letër Thaçit: Kam parë me sytë e mi punën tënde, të presim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i shkruan letër Thaçit: Kam parë me sytë e mi punën tënde, të presim

    Insajderi
    17 March 2025 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behxhet Pacolli i ka shkruar një letër ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi Gjykata Speciale nuk ka lejuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

    Në letrën e shkruar, Pacolli vendimin e Speciales e ka cilësuar si të padrejtë.

    Tutje ai ka shkruar për sfidat e shumta që ka kaluar ish-Presidenti Thaçi, nga lufta e deri tek ndërtimi i shtetit.

    ”Por, ju keni përballuar sfida të panumërta me qëndresë dhe forcë, nga lufta për liri e deri te ndërtimi i shtetit. Ju keni qenë gjithmonë një udhëheqës i guximshëm, krenar për rrugën që keni ndjekur dhe për sakrificat që keni bërë për popullin dhe shtetin e Kosovës. Unë e kam parë me sytë e mi se si keni punuar me vendosmëri për shpalljen e pavarësisë dhe për ndërtimin e institucioneve të një shteti të lirë e sovran.

    Sot, ndonëse i izoluar padrejtësisht, ju mbeteni simbol i krenarisë dhe i sakrificës për lirinë e Kosovës. Ky gjyq, qe me veprimet e veta e benë të pakuptimtë nuk mund të shuajë të vërtetën dhe nuk mund të ndalë rrjedhën e historisë. E vërteta do të triumfojë dhe ju do të dilni më i fortë se kurrë.” ka thënë Pacolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark