Pacolli: Ikën edhe këta, ashtu siç erdhën me intriga – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Ikën edhe këta, ashtu siç erdhën me intriga

    Insajderi
    10 May 2017 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës së Kosovës së Re, Behxhet Pacolli e ka komentuar votimin e mocionit.

    Pacolli ka thënë se kjo qeveri iku ashtu edhe siç erdhën me intriga. Pacolli i ka përmendur sipas tij disa dështime të qeverisë.

    “Ikën edhe këta, ashtu siç erdhën – me intriga.

    Nuk i mbajtët premtimet;

    E varfarëruat vendin;

    E pasuruat veten;

    E shkatërruat perspektivën e rinisë;

    Ju përcolli dhuna dhe gazi lotsjellës;

    U bëtë gazi i botes;

    E kriminalizuat shoqërinë me shantazhe e intriga;

    Varfëria, dhe çdo e keqe tjetër e ka kapluar këtë shoqëri;

    200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova nga e keqja që ia sollët ju qeveritarë dhe deputetë, popullit të Kosovës.

    Sot ky vend e ka mundësinë që ti jap drejtim ndryshe jetës dhe zhvillimit.

    Qytetarë të dashur, vetëm

    #AKR rikthen shpresën

    #AKR 20 përqind” shkruan Pacolli në Facebook.

    Pacolli së bashku me partinë e tij ishte partner i koalicionit qeverisës së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës në mandatin e kaluar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark