Pacolli insiston, kërkon t'i lejohet të ndërtojë me para e tij ndërtesat shtetërore në Hajvali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli insiston, kërkon t’i lejohet të ndërtojë me para e tij ndërtesat shtetërore në Hajvali

    Insajderi
    24 December 2021 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se me vetëfinancim është duke insistuar që të ndërtohen mbi 900 mijë metra katrorë ndërtesa që përfshijnë qeverinë, ambasadat, agjencitë dhe të tjera që lidhen me administratën shtetërore.

    Pacolli ka shkruar se këto ndërtesa të ndërtohen në zonën e Hajvalisë.

    “Kaloj çdo ditë në zonat e Hajvalisë ku kam (dhe jam) duke insistuar që (me vetëfinancim) të ndërtohen ndërtesa (mbi 900,000m2) për qeverinë, ambasadat, agjencitë dhe gjithçka që lidhet me administratën e drejtimit të shtetit të Kosovës. Për arsye të pakuptueshme për mua, kjo nuk ndodhi”, ka shkruar Pacolli.

    Ai poashtu i ka bërë thirrje kryetarit të ri të Prishtinës që ta bëjë të njëjtën me ligjin në fuqi të Prishtinës.

    “Unë kam besim në vizionin e Përparim Ramës dhe i bëj thirrje që ai ta bëjë këtë.Me ligjin në fuqi të Prishtinës,me kreativitet, guxim dhe dëshirë, ju mund ta bëni këtë!Ndërtoni qytetin e ri administrativ, hiqni administratën nga qyteti dhe çlirojeni nga mbytja e mëtejshme (do të ulni trafikun në Pr me më shumë se 60%)!Tashmë Prishtinën e shpëtojnë vetëm projektet e mëdha”, ka thënë Pacolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark