Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi gaboi në zgjidhjen e një ekuacioni matematikor.
Pacolli ka shkruar në Facebook, “kryeministër, gjithmonë kam qenë unë ai që ka zgjidhur problemet kyçe në politikbërjen në Kosovë”.
Ai vazhdoi ironinë duke thënë se kryeministri nuk gaboi, por donte të shoh të gëzuar ministren Arbërie Nagavci dhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.
“Por ndihmësit tuaj, në ngutjen e tyre për të bërë një shfaqje dhe për t’ju lavdëruar, ju dhanë një ekuacion që dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë. Sikur të më kishin pyetur mua, do t’ua kisha dërguar zgjidhjen përpara se të fillonte shfaqja e tyre… por mesa duket shfaqja duhet të vazhdojë, apo jo…Mënjanë shakatë, kryeministri nuk gabon, por vetëm dashti të shoh fytyrat e gëzuara të ministres dhe kryetarit pas “zgjidhjes” së ekuacionit”, ka deklaruar Pacolli.