×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Kam dëshmi njerëz të tjerë për bisedën me Radoiçiqin në prezencë të Kurtit

    Insajderi
    17 October 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vazhduar replikat e tij me Përparim Kryeziun, zëdhënës i Qeverisë, duke i thënë se po e shtrembëron të vërtetën.

    Pacolli, ka insistuar që në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, ka biseduar në telefon me kriminelin Radoiçiqiq, në mënyrë që t’ia sigurojë një votë nga komunitetet atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmanit.

    Madje sipas Pacollit, për këtë që po i thotë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.

    “Për këtë çka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.  Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës!”, ka shkruar Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark