Pacolli kërkon nga Fjolla Ujkani t'a shikojë jetën e saj e të mos merret me profën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli kërkon nga Fjolla Ujkani t’a shikojë jetën e saj e të mos merret me profën

    Insajderi
    31 January 2022 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar për rastin e profesorit Lulzim Paci i cili u kritikua nga deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Fjolla Ujkani, për videot e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok”.

    Kjo ka bërë që sot profesori të qaj në një emision ku ishte i ftuar. Mirëpo, pas kësaj rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale, teksa tashmë ka filluar një sfidë në përkrahje të profesorit nga Vushtrria.

    Pacolli në një status i ka reaguar Ujkanit, por pa ia përmendur emrin direkt. Pacolli nuk e la pa ia shtuar edhe një këshillë për jetën postimit të tij.

    “Shumë njerëz thonë dhe shkruajnë gjëra pa menduar për pasojat, apo nëse personi lëndohet. Mos shiko jetën e të tjerëve para tënden është këshilla ime!”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark