Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar sqarime nga Kryeministri Isa Mustafa rreth fondit të 3-përqindëshit.
“Pas mbarimit të luftës, unë kam parë një intervistë të Z. Fatmir Sejdiu dhe Z. Isa Mustafa, ku ky i fundit deklaron se nga (në) fondi(n) e 3% kanë mbetur edhe 50 milion marka gjermane. Është e drejta e të gjithëve ta dimë se ku mbetën ato fonde, duke ditur se ato fonde janë të popullit e sidomos të mergatës, po edhe të miat dhe familjarëve të mi”, ka deklaruar Pacolli.
“Është mirë që po shkruhet dhe që po flitet për këtë çështje shumë të ndjeshme”, ka shtuar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Reagimi i Pacollit vjen vetëm disa ditë pas publikimit të një hulumtimi në Insajder.
Insajder ka zbuluar se shuma prej 512 mijë e 936 eurove nga ky fond është nxjerrë nga bankat jashtë vendit nëpërmjet 16 transaksioneve të dyshimta nga viti 2006 deri ne vitin 2011./Insajderi.com