Pacolli: Kosova duhet ta thërrasë urgjentisht Serbinë për bisedime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Kosova duhet ta thërrasë urgjentisht Serbinë për bisedime

    Insajderi
    28 April 2016 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Serbia duhet të na japë listën e gjithë shqiptarëve që gjenden në territorin e saj. Është njerëzore, është politike, është juridike, është detyruese kjo. Është humbur shumë kohë, por duhet të marrë fund kjo situatë. Kryeministri serb, Vuçiq, duhet ta tregojë me fakte se sa njerëzor është në adresimin e kësaj çështje”, ka shkruar Pacolli.

    Sipas Pacollit, informacioni i plotë dhe i përditësuar për të pretenduarit si të zhdukur nuk ka lidhje me njohjen e shtetësisë së Kosovës, por me humanizmin ndaj familjeve të tyre.

    “Ku janë djemtë, vajzat, burrat, gratë dhe fëmijët tanë: në cilat varre masive, në cilat burgje nëse kanë mbetur, nëpër Serbi apo jashtë saj? Edhe ne do duhet të japim informacion në lidhje me serbët që gjenden në territorin tonë”, ka thënë Pacolli

    Pacolli ka thënë se 1600 shqiptarë janë të pagjetur e “Kosova para kësaj situate nuk mundet të qëndrojë duarkryq”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark