Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka shkruar se solidarizohet me protestuesit opozitar të cilët po qëndrojnë përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.
Pacolli ka shkruar të jetë i preokupuar për protestën nën tenda që sipas tij ka ardhur si “rezultat i mosmarrëveshjeve të liderëve e partiak gjegjësisht përfaqësuesve qeveritar.
“Në fund të fundit është populli të cilit i atribuohen vuajtjet dhe konsekuencat. Jam shume solidar me protestuesit të cilët janë duke kaluar momente të vështira nën tenda dhe mot të ftohë”, ka shkruar Pacolli.
“Nuk di çka duhet të ndodhë më tepër që qeveria definitivisht të reflekton për zgjedhjet e parakohshme.
Sidoqoftë vetëm zgjedhjet janë zgjidhja e situatës”, ka shkruar Pacolli në Facebook