Pacolli: Miliona euro i kam dhënë arrogantes Kusari-Lila - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Miliona euro i kam dhënë arrogantes Kusari-Lila

    Insajderi
    10 May 2016 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë për InfoPress, ka akuzuar rëndë ish-zëvendësen e tij në AKR, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ajo e ka qenë përfituese dhe se ka shfrytëzuar AKR-në si trampolinë.

    Kryetari i AKR-së ka thënë se nuk matet vlera e fushatave të Mimoza Kusarit vetëm me mjete financiare, ose para, pasi janë vlera më të ulëta sesa vlera emocionale.

    “Vlera e investimeve në dy fushatat e Mimoza Kusarit, nuk kalkulohen vetëm me mjete ose para praktike të cilat janë vlera më të ulëta se vlera emocionale e njerëzve që kanë punuar në atë fushatë, energjia që është investuar, koha e shumë tjera”, tha ai.

    Pacolli ka theksuar se investimet e tij kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit janë marramendëse, siç thotë ai, më tepër se miliona.

    “Unë personalisht gjatë tërë kohës, 90% ia kam kushtuar Gjakovës dhe Mimoza Kusarit, dukë lënë anash çdo gjë tjetër. Këto të fundit janë investime marramendëse, më tepër se miliona. Unë fushatës së saj, i kam përkushtuar javë të tëra, e ju e dini se sa kushton dita ime. Fushatës së saj, nuk i ka munduar asgjë nga logjistika dhe përcjellja profesionale e mediatike”, thotë Pacolli.

    Ai po ashtu tha se Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në parti dhe ka ndikuar negativisht tek anëtarët tjerë të AKR-së.

    “Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR, prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhë në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilën, sepse ajo është sjellë në mënyrë arrogante”, është shprehur Behgjet Pacolli.

    Në anën tjetër, Mimoza Kusari-Lila është në prag të finalizimit të një projekti të ri politik që pritet të dalë publikisht së shpejti. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark