×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

    Insajderi
    27 September 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në Nju Jork këtyre ditëve, tha se një përfaqësues i lartë i Kosovës e kishte porositur një diplomat të huaj, që presidenti i tyre të mos flasë me Pacollin, meqë deputeti kosovar s’është ia autorizuar të flasë për Kosovën.

    Pacolli thotë se e ka takuar diplomatin në fjalë dhe ka paralajmëruar se do ta bëjë publik emrin e përfaqësuesit të Kosovës që ka kërkuar të injorohet ish-kryediplomati kosovar.

    “Sigurisht, përveç takimeve të publikuara, kam pasur edhe takime të tjera të rëndësishme, të cilat për momentin preferoj të mbeten anonime. Arsyeja që më shtyu të shkruaj dhe të postoj këtë tekst është fakti se një përfaqësues i lartë i shtetit tonë, në një rast të caktuar, (duke kërkuar takim për vetën e vet kishte ra fjala për mua), i kishte thënë një Ministri të Punëve të Jashtme të një shteti tjetër që t’i përcjellë presidentit të tij porosinë, të mos flasë me zotin Pacolli, pasi ai nuk është i autorizuar të flasë për Kosovën”, tha Pacolli.

    Në fund kreu i AKR-së thotë se gjende në Nju Jork me shpenzimet e tij dhe pa asnjë përkrahje nga shteti i Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark