Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli nuk është kundër fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa një shumicë e qytetarëve të Kosovës janë shprehur haptas pro fitores së kandidatës demokrate për presidente, Hillary Clinton.
‘’Le të zgjidhet një president, për Kosovën secili prej tyre është pozitiv’’, është shprehur kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka pranuar dtë më parë se e kishte takuar kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, para disa vitesh në Moskë.
Pacolli ka thënë se cilido nga kandidatët që janë në garë për president në SHBA të fitojë, nuk do të përbënte lajm të keq për Kosovën.
‘’Unë do të jam zgjut deri sa të zgjidhet Presidenti i SHBA-së”, tha më tej Pacolli në Klan Kosova, derisa deklaroi se zgjedhjet në Amerikë janë shumë të rëndësishme dhe për Kosovën.
Ndryshe nga Pacolli, politikanë të tjerë kosovarë kanë dalë haptas në përkrahje të kandidates demokrate Hillary Clinton.
Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ishte Zonja e Parë e shtetit në kohën kur Amerika ishte shkaktar i intervenimit të NATO-s në Kosovë. /Insajderi.com