×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli, Osmanit: Duke më quajtur rusofil, Presidenca po më rrezikon sigurinë time dhe të familjes

    Insajderi
    08 August 2024 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj akuzave që po iu bëhen nga këshilltarët e presidentes, Vjosa Osmani. Më saktë deklaratës së këshilltarit, Rinor Nuhiu, i cili deklaroi se Pacolli është “biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot ashpër Pacolli, duke thënë se po i rrezikohet siguria atij dhe familjes së tij.

    “Ju, që jeni figura unifikuese dhe mbi-partiake sipas kushtetutës, simbol i tolerancës dhe mosdiferencimit, ka një kohë një fushatë linçuese dhe dizinformative po realizohet nga institucioni juaj, duke më ofenduar disa herë dhe duke më quajtur serbofil dhe rusofil, etj. Unë jam i sigurt se nuk ka asnjë arsye për këtë. Mbi të gjitha, me këto akuza, institucioni juaj po rrezikon sigurinë time dhe të familjes sime në një kohë kur vendi ynë përballet me polarizim të thellë. E gjithë kjo ka ndodhur sepse institucioni juaj nuk respekton mendimin e të tjerëve”. shkroi ai në Facebook.

    Pacolli ia përmendi Osmanit se si vota e tij e bëri presidente.

    “Ju nuk jeni thjesht një komentuese pa lidhje dhe pa edukatë, por një person me rëndësi që gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë. Siç e mbani mend mirë, unë votova për zgjedhjen tuaj ( por jetem kaq ) pavarësisht dallimeve tona në shumë çështje, e konsiderova zgjedhjen e duhur në atë kohë në respekt të rezultateve të zgjedhjeve dhe kandidaturës tuaj”.

    Tutje, ai i bëri thirrje presidentes që të dalin me prova mbi akuzat që po bëjnë.

    “Për këtë arsye, ju lutem të paraqisni publikisht provat që vërtetojnë këto akuza. Sigurisht që nuk lejoni degradimin e institucionit të presidentit për të akuzuar dikë pa prova. Dilni me prova, thoni çdo gjë që dini, përndryshe qytetarët do ta kuptojnë se nga institucioni juaj është shpifur se paku, dhe është udhëhequr një fushate linçuese ndaj meje”.

    Duke marrë parasysh se institucioni juaj nuk mund të shpifë apo të gënjejë, ajo që ju thoni duhet të jetë e vërtetë dhe e mbështetur nga faktet. Institucioni dhe familjar te tuaj e kanë përsëritur këto akuza disa herë; tani, ju lutem të tregoni cilat janë faktet?”, shkroi Pacolli në Facebook.

    /Insajderi

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark