×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli – Osmanit: Oj Komandante Supreme, ministri dhe komandanti i FSK-së nuk janë magjetore

    Insajderi
    12 October 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Osmani, ka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Kjo ka nxitur reagimin e ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

    Ai ka ironizuar me ftesën e presidentes Vjosa Osmani duke shkruar se Osmani po merret me çështje periferike.

    “Oooj Komandante Supreme, Ministri dhe Komandanti i FSK-së nuk janë magjetore, ooo lum na per ty! Meru me ata që ua ndajnë hisen në çdo tender, aty flenë lepuri e jo te Ministri e Komandanti! Pata mendue që ti bile qëllon drejt e n’pikë, e jo so si Dardan Gashi që pat thanë Glauku..”, ka shkruar Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark