Pacolli për garazhet në Çair: Nëse nuk sigurohet leja deri në korrik, investimi bëhet jo interesant - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli për garazhet në Çair: Nëse nuk sigurohet leja deri në korrik, investimi bëhet jo interesant

    Insajderi
    03 March 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznismeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili mori përsipër të investojë ndërtimin e garazheve në Çair, por që ende nuk kanë filluar punimet, ka treguar se pse ka vonesa në këtë projekt.

    Ai thotë se gjithçka ka ngecur te Komuna e Çairit.

    E potencon se vonesa është e tepërt, prandaj thotë se nëse deri në korrik të vitit të ardhshëm nuk pajisen me lejen për ndërtim, investimi bëhet jo interesant për të.

    “Ne jemi ende në pritje të lejeve për zbatimin e projektit. Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe shpresojmë që edhe pala komunale ta bëjë punën e saj sa më shpejt. Kjo vonesë e tepërt ka filluar të ndryshojë edhe planet tona”.

    “Shpresojmë që deri në korrik të vitit të ardhshëm të pajisemi me leje të nevojshme në të kundërt investimi do të bëhet jo interesant për ne. Pandemia tani ka përfunduar dhe nuk ka arsye për vonesa të mëtejshme”, tha ai për TV 21.

    Ndërkaq garazhet në fjalë janë bërë mollë sherri mes funksionarëve të vendit, për atë se kush është fajtor që nuk po nisin punimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark