Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka përgatitur një barcaletë për vikend.
Pacolli, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, është tallur me premtimet e politikanëve në Kosovë.
“**Një barcaletë për këtë fundjavë:** Krerët e shtetit premtojnë: “Do ta bëjmë Kosovën më të pasur dhe më demokratike se Amerika!” .
Populli pyet: “Si do t’ia dilni?”. Ata përgjigjen me krenari: “Me premtime! Premtimet janë pa taksa dhe bëjnë mrekulli!””, shkruan Pacolli.
Nuk dihet se kë po e thumbon me këtë shkrim deputeti Pacolli. /Insajderi.org/