Pacolli: Përgjigjja e KQZ-së është shqetësuese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Përgjigjja e KQZ-së është shqetësuese

    Insajderi
    01 December 2016 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka mbështetur kërkesën e ambasadorit britanik në Kosovë,  Ruairi O’Connell, i cili në emër të ambasadorëve të shteteve të Kuintit, ka kërkuar që misioni i OSBE t’i monitorjë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas.

    “Ishte shumë inkurajuese kërkesa e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell për monitorim të rreptë të procesit zgjedhor në Drenas. Në fakt ambasadori britanik këtë kërkesë e bëri edhe në emër të miqve të mëdhenj të Kosovës që përbëjnë QUINT-in, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në facebook.

    Por kjo kërkesë është refuzuar nga KQZ-ja.

    Pacolli këtë kërkesë e ambasadorëve e ka vlerësuar si të qëlluar dhe të nevojshme, siç ka thënë ai, për shumë arsye, “që vota e qytetarit të mos keqpërdoret dhe të mos vazhdojnë vuajtjet e njerëzve”.

    Por ai e ka parë si shumë zhgënjyese refuzimin e kësaj kërkesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    “Ishte zhgënjyese përgjigja e KQZ-së e cila nuk i jep akses OSBE-së dhe për fat të keq në Drenas mund të përsëritet e kaluara e hidhur ku për arsye keqpërdorimi të votave janë denuar me burg 260 qytetarë, por u implementua qellimi i hajnisë”, ka shtuar Pacolli.

    “KQZ që sot përbëhet më së shumti nga partitë në pushtet, duhet ta dijë se pikërisht këto parti janë duke bërë fushatë me paratë e qytetarëve”, ka shtuar ai.

    Kreu i AKR-së ka thënë se “Drenasi është i mbuluar sot me xhipa të kryeministrit, zevendeskryeministrave, ministrave, zvministrave, kryeparlamentarit e deputetëve, duke abuzuar me orarin e punës së mësimdhënësve e nxënësve, gjë që është e paparë në vendet e civilizuara”.

    “Edhe një herë shpreh falenderimin e madh për aleatët tanë perendimorë, dhe i lus që në diten e zgjedhjeve në Drenas të jenë prezent me vëzhguesit e tyre”, ka përfunduar Pacolli postimin e tij./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark