Pacolli: Po bëjmë reforma në parti – synojmë 20% të votave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Po bëjmë reforma në parti – synojmë 20% të votave

    Insajderi
    22 April 2016 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se në partinë e tij janë duke u bërë reforma rrënjësore me qëllim që kjo parti të fitojë 20 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Sipas Pacollit, me përqindje të tillë ai mund të arrijë që të ketë rol udhëheqës në ekzekutivin e vendit.

    “E kemi parë që nëse nuk i ke frenat në dorë atëherë edhe zëri yt nuk dëgjohet”, ka thënë ai.

    “Jam duke ndërmarrë reforma të mëdha në parti. Dhe kjo periudhë e kaluar besoj se i ka shërbyer shumë AKR-së që të filtrohet nga element të tillë të njerëzve që partinë e kanë konsideruar si trampolinë për të kërcyer në pozita që sjellin përfitime thjesht personale”, ka thënë ai.

    “Po marr mbështetje të madhe veçanërisht nga rinia me të cilët jam në kontakt çdo ditë. Të dielën rreth 100 të rijnë nga Prizreni më ftuan në një takim dhe aderuan në AKR. Pra mund të ju konfirmoj se AKR po formësohet si alternativa e vetme e ndryshimit në vend”, ka shtuar Pacolli në një intervistë për Klan Kosovën.

    Partia e Pacollit nuk ka arritur që të kalojë pragun në zgjedhjet e fundit parlamentar.  Por, në zgjedhje lokale, AKR ka arritur që të fitojë në dy komuna – Gjakovë e Mitrovicë.

    Ai po harton një strategji për reforma rrënjësorë në ekonomi që sipas tij do të mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark