Pacolli: Po të isha unë president, Kosova do kishte 180 njohje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Po të isha unë president, Kosova do kishte 180 njohje

    Insajderi
    15 May 2016 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bizneset së bashku me Presidentin Pacolli shprehen shqetësimin se taksat për prodhuesit vendorë janë shumë të larta, ndërsa prodhuesit të cilët importojnë mallra në Kosovë janë të favorizuar, duke i shtyrë edhe ata që të mendojnë bartjen e kapitalit të tyre jashtë vendit.

    Ndërsa, Pacolli tha se Kosova de fakto ka 112 njohje, ndërsa de jure ka 109 njohje, dhe po të vazhdonte ai mandatin si president Kosova deri më tani do të kishte rreth 180 njohje.

    Bizneset dhe Pacolli shprehën edhe një shqetësim tjetër të përbashkët se Qeveria e Kosovës është bërë konkurrenti më i madh i bizneseve në Kosovë.

    “Një shqetësim tjetër i përbashkët i Pacollit së bashku me biznesmenët ishte se, kur prodhuesit vendor eksportojnë mbi dy, tri e më shumë maune me mall, vendet fqinje atëherë fillojnë të vënë taksa dhe kushte të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e eksportit më tutje”, njofton AKR.

    Kryetari i AKR-së gjithashtu shprehu shqetësimin se fillimi i zbatimit të MSA-së për Kosovën nga viti i ardhshëm, do të dëmtoj bizneset në Kosovë pasi janë në një gjendje jo të mirë për të bërë konkurrencë me kompanitë e Bashkimit Evropian, si pasojë e politikave të dëmshme që ka tani Kosova, që nuk është bërë asgjë për t’i përgatitur për tregun e BE-së, dhe njëkohësisht do ta lërë pa buxhet vendin, pasi buxheti i Kosovës kryesisht mbushet nga të hyrat doganore.

    Ai më tutje vazhdoi se në këtë gjendje në të cilën ndodhet Kosova, asnjë investitor i huaj nuk do ia mësyj Kosovës, kur ka alternativa më të mira dhe më të sigurta për të bërë biznes nëpër rajon dhe Botë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark