Pacolli propozon hapjen e ambasadave në Ganë dhe Tanzani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli propozon hapjen e ambasadave në Ganë dhe Tanzani

    Insajderi
    19 March 2016 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po merret me “lobim për konsolidim të shtetësisë së Kosovës”.

    “E pamë edhe në UNESCO se Kosovës i nevojiten ende shumë miq. Një rrezik tjetër ekziston që edhe ato njohje që kanë ardhur është dashur që në mënyrë të vazhdueshme të këtë angazhim në zhvillimin e raporteve diplomatike. Në të kundërtën edhe ato shtete mund t’ia kthejnë shpinën Kosovës”, ka thënë ai.

    “Për këtë, qe disa ditë jam duke qëndruar në Afrikën Juglindore dhe kam pasur takime të nivelit më të lartë në disa shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën”.

    Me këtë rast, Pacolli ka propozuar që Kosova e Shqipëria të hapin ambasadat të përbashkëta  në Ganë dhe në Tanzani ose në shtetet përreth meqë sipas tij, “një gjë e tillë shtë shumë e nevojshme”.

    “Çdo kund ndihet problemi i vakumit diplomatik përkatësisht i mungesës së angazhimit të diplomacisë kosovare. Për këtë iu propozoj dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa të shpejtë në hapjen e dy ambasadave të përbashkëta, një në Gana dhe një në Tanzani ose shtetet përreth”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark