
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka propozuar që të krijohet një komision tjetër për shqyrtimin e demarkacionit, por kësaj radhe në të përfshihen edhe ekspertë vendor.
Sipas tij, komisioni ad-hoc i thirrur nga Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, nuk e ka kryer punën e vet si duhet.
“Unë do të propozoja që të krijohet një komision tjetër, i përberë nga ekspertët ndërkombëtar dhe vendor(njohës të mirë të hartave të Republikave të ish Jugosllavisë të viteve 70), dhe jo me polic kufitar e me njerëz jokompetent”, ka thënë ai.
“Në botë ka ekspertë të njohur të demarkacionit të cilët do të mund ta jepnin kontributin e tyre profesional që për mendimin tim do të ishte edhe zgjidhje e këtij kontesti”, ka shtuar ai.
“Edhe Badinteri në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë e ka trajtuar qartë kufirin me Malin e Zi dhe në këtë drejtim, Kosova mund të shërbehet me dokumentacionin e atij komisioni”./Insajderi.com