Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se dikush dihet të japë llogari për mbylljen e aeroportit të Gjakovës. “Qeveria e Kosovës ose e dështoi me qëllim këtë projekt si rezultat i paaftësisë, ose iu nënshtrua metodave korruptive për të ruajtur monopolin për operatorin e aeroportit të Prishtinës.
Qytetarët e Kosovës këtë dështim nuk do të ua falin. Dikush do të japë llogari për këtë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se më shumë vështirësi e kthyen këtë aeroport në pronësi të Kosovës, duke shtuar se në këtë aeroport janë mbi 30 milionë euro vlerë në instrumente dhe infrastrukturë.
“Funksionalizimi këtij aeroporti përveçse do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës, do të ndikonte edhe në uljen e çmimeve për udhëtaret./Insajderi.com