Pacolli i shkruan Eurovision-it lidhur me ndalimin e flamurit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i shkruan Eurovision-it lidhur me ndalimin e flamurit të Kosovës

    Insajderi
    29 April 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se moslejimi i flamuir ttë KOsovës në Eurovision është “fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës”.

    Ai ka shprehur habinë se si deri më tani nuk ka reaguar asnjë qeveritar lidhur me këtë rast.

    “Çuditërisht asnjë qeveritar për këtë nuk reagon. Diplomacia kosovare duket qartë që është në nivelin më të ulët. Pse nuk ka reaguar Ambasadori ynë në Stokholm?  Flamuri i Kosovës renditet së bashku me flamurin terrorist të ISIS-it, gjë e cila është krejtësisht e papranueshme dhe shumë fyese për ne”, ka thënë ai.

    “Unë personalisht kam kërkuar sqarim nga z. Sietse Bakker, drejtor i eventit në EBU për këtë skandal”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Eurovision ka ndaluat flamurët e Kosovës, ISIS-it, Krimesë dhe Baskisë që të shfaqen gjatë festivalit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark