Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli së fundi ka dhënë një deklaratë që ka habitur të gjithë.
Pacolli deklaroi se një ditë para zgjedhjes së presidentes së Kosovës, me kërkesë të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit ka biseduar në telefon me Millan Radoiçiqin për të kërkuar një votë për presidenten.
E kryeministrit Kurti i ka dal në mbrojtje zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Duke e mohuar deklaratën e Pacollit, Kryeziu ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë që lideri i AKR’së ka bërë me kriminelin Millan Radoiçiq.
Për këtë deklaratë të Pacollit nuk ka reaguar presidentja Vjosa Osmani.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: