Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thumbuar presidenten, Vjosa Osmani teksa ka pozuar pranë avionit të tij.
Pacolli i ka dhënë një këshill atyre që sipas tij “papritur kanë fluturuar në pozita të larta”.
Ai ka thënë që së pari duhet të mësojnë të qëndrojnë në këmbë.
“Jeta më ka mësuar se krejt ajo që kemi realisht nuk jemi poseduesit real, andaj një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta, së pari siç thuhet duhet të mësojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Të sillen me rregulla e me modesti!”, shkroi Pacolli.
Thumbi i Pacollit lidhet me rastin e Presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit.