Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar gjatë ditës në Gllogjan për nderë të Epopesë së Dukagjinit.
Nga atje Kurti është parë duke pirë raki së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër kreu i AKR-së teksa ka publikuar një fotografi me kryeministrin Kurti i cili sot feston ditëlindjen gjithashtu edhe e ka thumbuar pak të njëjtin.
Pacolli ka reaguar për fotografinë që u shpërnda sot ku Kurti dhe Haradinaj po pinin bashkë raki përmes një komenti.
“Dikush pinë çaj, dikush raki. Unë jam me fat që jam musliman!” – ka komentuar Pacolli në një fotografi të tij, ku shihet dike pirë caj pas iftarit.