Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër ka njoftuar se po punohet intenzivisht për të krijuar një platformë moderne për shtypjen dhe pagesën online të policave kufitare .
Ai shpreson se kjo platformë do të jetësohet më 1 korrik.
“Kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe për personat e interesuar për të blerë policën kufitare, sepse në radhë të parë do të kursejë kohën duke shmangur kështu procedurat dhe pritjet e gjata për tu pajisur me polica të sigurimit në kufi.Kjo platformë do të ju mundësojë bashkëatdhetarëve që të blejnë policën e sigurimit online nga të gjithë telefonat smart në çdo kohë”, ka thënë ai, njofton Klankosova.
“Ndjej shumë keqardhje që ende nuk i është mundësuar Kosovës Kartoni i Gjelbër, por kjo nuk është në duart e mia përderisa arsyeja kryesore është më shumë politike sesa teknike.”
Sipas tij, kompanitë e sigurimeve të Kosovës e kanë buxhetin e destinuar për Karton të Gjelbër në vlerë prej 4 milionë euro dhe ky buxhet mund të përdoret si garancë për përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga Kartoni i Gjelbeër dhe mund të depozitohet në cilën do nga bankat që do të caktohet nga Këshilli i Byrove. /Insajderi.com