Pacolli: U nderuam me praninë e Ambasadorit William Walker në tubimin në Gjilan - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Pacolli: U nderuam me praninë e Ambasadorit William Walker në tubimin në Gjilan

    Insajderi
    24 January 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka njoftuar se kjo parti ka mbajtur tubim me qytetarët e Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe miku i Kosovës, ambasadori William Walker..

    Pacolli tha se Gjilani i priti ata në një ngjarje të paharrueshme.

    “Gjilani sonte na mirëpriti në një ngjarje të paharrueshme, ku u nderuam edhe me praninë e Ambasadorit William Walker. Me një angazhim të palëkundur, u theksua rëndësia e forcës dhe unitetit, duke u mbështetur në ata që gjithmonë kanë qenë trima dhe mbrojtës të vlerave që na përkasin të gjithëve. Një thirrje për secilin prej nesh që të bashkohemi dhe të ngrihemi për një kauzë që prek çdo shtëpi, çdo individ, çdo familje. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të angazhohemi për një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark