Pacolli uron Natën e Kadrit: I lutemi Allahut xh.h. të na i falë gabimet tona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli uron Natën e Kadrit: I lutemi Allahut xh.h. të na i falë gabimet tona

    Insajderi
    17 April 2023 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

    Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se lutet për të gjithë që kjo natë të sjellë paqe, gëzim e begati.

    “Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj natën e Kadrit! Lutjet e mia i janë drejtuar Allahut xh.h., për ne të gjithë, që kjo natë të na sjellë paqe, gëzim dhe begati, që të shijojmë ndjenjat e përkujdesjes dhe dashurisë së Tij. I lutemi Allahut xh.h. të na i falë gabimet tona dhe të na udhëzojë drejt rrugës së mirë dhe të drejtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    Kujtojmë se agjërimi i kësaj nate të Ramazanit konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark