Pacolli uron Trumpin, mbështet idenë se SHBA njeh vetëm dy gjini: mashkullore dhe femërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli uron Trumpin, mbështet idenë se SHBA njeh vetëm dy gjini: mashkullore dhe femërore

    Insajderi
    20 January 2025 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, pas betimit e ka uruar presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

    Pacolli komentoi edhe vendimin e parë ekzekutiv të Trumpit.

    Ai tha se ky vendim ka marrë duartrokitjet më të mëdha nga të pranishmit në ceremoninë e betimit të presidentit të ShBA-së.

    “Aplauzi më i madh u dha sot në Rotunda të Capitol Hill për deklaratën e presidentit Trump, ku ai shpalli se Shtetet e Bashkuara do të njohin vetëm dy gjini: mashkullore dhe femërore”, tha Pacolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark