Kryetari i AKR që është edhe deputet në grupin parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli, ka zbuluar shifrën e parave që ka dhuruar për bamirësi në Kosovë.
Pacolli ka theksuar se këto para i ka dhënë pa pasur asnjë përfitim për vete.
“Fatura e familjes sime është mbi 40 milionë të investuara. Nuk e kam bërë për ndonjë përfitim”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka deklaruar se do të ndihmojë Qeverinë me aq sa mundet, anipse sipas tij “zgjatja e dorës” nga ana e tij nuk është respektuar.
“Unë do të isha i gatshëm ta mbështes këtë Qeveri. Në mënyrë simbolike kam dhënë shenja. Kur e zgjat dorën dhe ajo nuk respektohet, atëherë ti e tërheq atë”, kështu ka thënë Pacolli.
Derisa ka shtuar se nuk do të ndalet asnjëherë të lobojë për vendin, pasi sipas tij problemi më i madh është Kosova dhe jo Albin Kurti e as opozita.