Disa avokatë turq kanë ngritur padi penale kundër më shumë personave për shkak të lidhjeve apo ndihmesës ndaj organizatës terroriste FETO, ndërsa në mesin e tyre gjenden edhe senatori i New York-ut Chuck Schummer, prokurori amerikan Preetinder Singh Preet Bharara, dhe ish-drejtori i CIA-s, John Brenan, raporton Anadolu Agency.
Grupi i avokatëve, ndër të cilët edhe avokatët e njohur turq Mehmet Sari dhe Riza Saka, dorëzuan kallëzime penale në prokurorinë në Stamboll kundër së paku 17 personave, për shkak të lidhjeve me FETO-n, organizatën terroriste e cila është përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.
Në padi theksohet se shteti i Turqisë disa herë është përballur me sulme të ndryshme, që fituan një lloj kulminacioni më 15 korrik të vitit të kaluar.
Në mesin e personave të cilët kanë planifikuar, marrë pjesë, mbështetur tentimin e grusht shtetit përmes emetimit televiziv dhe të gjitha platformave të rrjeteve sociale, gjenden edhe përfaqësues të shërbimeve inteligjente, diplomacisë, policisë, ushtrisë, madje edhe institucioneve gjyqësore të vendeve që quhen “aleate”.
Avokatët kërkojnë zbardhjen e të gjitha ngjarjeve dhe të hetohen të gjithë pjesëtarët e FETO-s të cilët kanë qenë të infiltruar në Kongrese dhe Parlamente të shteteve “mike dhe aleate”, ndërsa të cilët kanë kryer vepra penale duke i shkaktuar dëm Republikës së Turqisë, presidentit, qeverisë, ushtrisë dhe policisë të këtij shteti.