Padi për policët amerikanë që fshehën vrasjen e adoleshentit afroamerikan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Padi për policët amerikanë që fshehën vrasjen e adoleshentit afroamerikan

    Insajderi
    28 June 2017 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policët u akuzuan jo vetëm se kanë gënjyer për atë që kishte ndodhur gjatë të shtënave, por edhe për “koordinimin e aktiviteteve të tyre” për të mbrojtur njëri-tjetrin.

    Tre policë të Çikagos u përballën të martën me akuza për komplot me qëllim të mbulimit të të shtënave që rezultuan fatale për afroamerikanin 17 vjeçar Laquan McDonald, nga një oficer i bardhë i policisë.

    “Aktakuza bën të qartë se të pandehurit përveç se nuk ju bindën një ‘kodi jozyrtar për heshtjeje’, ata gënjyen për atë që ndodhi, duke penguar hetuesit e pavarur të zbardhin të vërtetën”, tha prokurorja Speciale, Patricia Broën-Holmes, gjatë leximit të aktakuzës, shkruan Agency Anadolu.

    Policët Thomas Gaffney, David March dhe Joseph Ëalsh, u akuzuan për komplot dhe pengim të drejtësinë për të mbrojtur kolegun e tyre Jason Van Dyke, i cili qëlloi për vdekje të riun McDonald.

    Në video-regjistrimin nga incidenti shihet qartë grupi i policëve duke u përballur me adoleshentin i cili ecën në rrugë me një thikë, ku më pas të qëllohet nga polici i lartpërmendur.

    Van Dyke hapi zjarr mbi McDonaldin i cili bie në tokë, por përkundër kësaj, Van Dyke vazhdoi me të shtënat duke shkrepur 16 plumba mbi McDonaldin.

    Të tre policët u akuzuan jo vetëm se kanë gënjyer për atë që kishte ndodhur gjatë të shtënave, por edhe për “koordinimin e aktiviteteve të tyre” për të mbrojtur njëri-tjetrin, dhe për përgatitjen, rishikimin ose miratimin e raporteve të rreme të policisë, thonë dokumentet e gjykatës.

    Një vit pas incidentit, Van Dyke u lirua me kushtin prej 1.5 milion dollarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark