Mbrojtja e Lushtakut thur elozhe për Sami Lushtakun në seancë gjyqësore, sikur të ishte neper fushata., derisa mbrojtja e LVV e demanton juridikisht kërkesën për masë të përkohshme
Gazeta Insajderi
Një proces civil i nisur nga Sami Lushtaku kundër Lëvizjes vetëvendosje të Kryeministrit Albin Kurti për një postim të tyre ku e akuzojnë publikisht Lushtakun për posedim të terminalit doganor, por jo vetëm, është në vazhdim. Një seancë ka dështuar.
Por, mbrojtja e Lushtakut në këtë rast ka nisur edhe një proces tjetër, duke kërkuar masë të përkohshme- praktikisht: që vetëvendosje të e ndryshoi këtë publikim dhe që të mos merrte me Lushtakun në këtë kuptim në të ardhmen.
Të hënën është mbajtur një seancë për këtë kërkesë të Lushtakut, dhe mbrojtja e tij ka argumentuar sikur të ishte në fushatë zgjedhore, derisa mbrojtja e angazhuar nga Vetëvendosje, në këtë rast, avokatja Donikë Krasniqi u është referuar ligjeve dhe pse Gjykata nuk duhet të vendosë masë të përkohshme.
Deri tash, nuk ka vendim nga Gjykata.
Çka u tha në seancë?
“…mbesim pranë padisë dhe propozimit të parashtruar, nga gjykata kemi pranuar edhe propozimin nga ana e paditëses, nga ana e të paditurës kemi pranuar pergjigjjen në propozimin e parashtruar, e paditura ka dështuar që në përgjigjen në propozimin e parashtruar te paraqes dëshmi qe e mmështet deklarimin ose faktin se Sami Lushtaku ka terminal ose ka pasur terminal sikurse ne deklaratën e thene 10.10.2024, gjithashtu e njëjta ka dështuar te paraqes dëshminë se Sami Lushtaku pa përfituar 10 milion euro ai dhe familja e tij. Gjithashtu edhe ne senacen e pare e paditura nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi te ngjajshem de me kete ne deklarimin e bere me 10.10.2024 e bene si fakt deklarate te paverete me te cilën deklarate te pavertet ndaj Sami Lushtakut, Vetëendosja ka shpikur, gjithashtu kemi edhe fyerje ne te njëjtin postim pas qe Vetevendosja feklaron qe falija e tij eshte familjeqe sudnuan vednin, duke ditur qe ky term sundim eshte fyerje per Sami Lushtakun”, ka thënë mbrojtja e Lushtakut.
Sipas tyre, meqë është caktuar seanca, edhe më tej presin nga e paditura që të mbështes deklarimin e saj dhe thonë se “duke qene se Sami Lushtaku ka një reputacion ne Kosove dhe duke qene se tani jemi ne nje kohe fushate ku deklarimet e pavërteta te Vetëvendosjes janë bere me qellim te dëmtimit te reputacionit te tij, i dcili do te ndikonte drejteperdrejte edhe ne rezultatet e zgjedhjeve ne 9 shkurt, duke qene se e drejta subjektive eshte plotësuar si kusht per caktimin e masëe se përkohshme duke shtuar faktin se pa caktimin e kësaj mase, rreziku do te jete i madh per propozuesin pasi qe jemi ne kohe fushate, dhe e padituar vazhdon edhe kete fakt te paverete ta përdor edhe gjate fushatës, dhe i njëjti deklarim i pavërtetë është shpërndarë nga qindra persona te tjerë dhe pa caktimin e masës demi vazhdon edhe sot e tutje”.
Përfaqësuesja e Vetëvendosjes, avokatja Donikë Krasniqi thotë se kanë “kërkuar qe i njëjti propozim të plotësohet për shkak se është i paqartë dhe në kundërshtim me rregullat procedurale dhe normën juridike, prapësimet procedurale, kundërshtari i sigurimit i argumenton konform dispozitave te se drejtës materiale, se drejtës procedurale si dhe akteve ndërkombëtare te cilat kane epërsi juridike ndaj akteve ligjore dhe nenligjore te Republikes se Kosovës”.
Krasniqi ka renditur disa arsye ligjore
1| “Prapsimet procedurale te kundërshtarit te sigurimit ne aspektin e së drejtës materiale, 1.Baza juridke i inicimit ë kësaj procedure është Ligji kundër Shpifjes dhe Fyerjes i cili ne kete procedure peërkateshisht ne propozimin per caktimin e masës së sigurisë ashtu si e kemi thene ne pergjigen per propozim, ka kundërthënie per shkak se propozuesi i sigurimit nuk ka ditura ta interpretoj drejtë normën juridike duke mos marrë për bazë dispozitën e neni 1 pika b, dispozitën e neni 2 pika 1, i cili precizon ne mënyrë të qartë se kur do të konsiderohet shpifje dhe fyerje. Propopzuesi përmes propozimit të tij nuk e ka të ditur se për propozimin nuk ka për qëllim sigurmin e kërkesëpadisë për faktin se esenca dhe efekti i masësë së sigurimit ka për qëllim ruajtjen e gjendjes ekszistuese të kërkesëpaditë që në këtë kontekst propozuesi i sigurimit me vetëdije kërkon që publikimi i një informacioni në ëeb faqen Facebook të Kundërshtarit te siurimit te ruhet si i tillë andaj në këtë kuptim propozuesit kërkon qe ta ruaj nje shkrim të tillë, po ashti si prapësim procedural materila kundër propozuesit të sigurimit janë konfuzititetet e shprehieve të cilat nuk janë në përdorim në domenin praktik të gjykatës siç çështë fjala urdhërohet Lëvizja Vetëvendosje qe ta përmirësoj publikimin e pavërtetë me karakter shpifës dhe fyerjes dhe ti ndalohet Lëvizjes Vetëvendosje që të publikoj ne te ardhmen lajme të pavërteta…’ ne kete kontekst, gjykata nuk urdhëron nje propozim i tillë nuk është kërkesë por gjykata aprovon ose refuzon propozime të tilla. Shprehja Ti ndalohet Levizjes Vetëvendojse që të publikoj ne te ardhmen lajme te pavërteta eshte kerkesë me karakter material dhe procedural per faktin se kemi te bejem me supozime dhe paragjykime se kush dhe si kundershtare e sigurmit duhet te beje demantimin e lajmit te pavertete, kerkes ekjo e cila qfare do te flet ne te ardhmen, poashtu propozuesi i sigurimit thekson se Levizja Vetëvendojse lidhet direkt me vullnetin e palës e cila vlerëson nëse dëshiron qe te demantoj apo jo nje lajm te tillë, një kërkesë e tillë sipas Ligjit për Shpifje dhe Fyerje bie në domenin e propozuesit të sigurimit, por qe propozuesi gabimisht ka ndërruar rolet se kush duhet te bej dematimin e lajmit”.
2| :Prapësimet e kundërshtarit te sigurimit konform te drejtës procedurale: kundërshtari i sigurimit referuar deispozitave te LPK-se deklaron se kërkesa per caktimin e masësë së sigurisë konform dispozitave ligjore duhet të caktohen nëse permbushen komulativisht pika 1. Propozuesi të bëj të besueshëm ekzistimin e kërkesësë apo të drejtë së tij subjektive dhe pika 2. Konform neni 197 te ekzistoj rreziku se pa caktimin e masës së tillë, palës kundërshtare do ti mundësohet apo vështirësohet realizimi i kërkesës. Lidhur me kushtin e parë, kundërshtarja e sigurmimit thekson se propozuesi ducht të dëshmoj kërkesën e tij përmes ndonjë vendimi te mehereshemt e gjykatave,organeve administrative, testamentev apo te ndonjë titulli tjetër juridik, ndërsa per kushtin e dytë nënkupton se ky kusht duhet të plotësohet në rast se eksziston rreziku qe pala kundershtare do ta bënte tejetersimin e pasurisë, ta fshehe, ta ngarkoj etj, ne kete kontekst propozuesi i sigurimit nuk e ka plotësuar as kushtin e parë as kushtin e dytë referuar faktit se nuk ka të bëjë me pamundësimin apo vështirësimin e njdonjë kërkese për shkak se nuk ekziston asnjë rrezik për realizimin e kërkesës kryesore duke precizuar se efekti kryesor i kërkesës per masën e sigurisë eshte ruajta ekzistuese e kërkesëpadisë siç tha edhe me larte, propozuesja kërkon qe kundërshtari i sigurimit ta ruaj publikimin e shkrimit. 3 Prapësimet e kundërshtarit të sigurimit konform të drejtën nerkombetare: meqë kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshje nderkombëtare, nder to Paktin Nderkombetar per te Drejta Civle dhe Politike, Deklaraten Universale per te Drejtat e Njeriut dhe Konventen Evropiane për te drejtat e njeriut, ne brendësinë e te cilave garantohet liria e shprehive, e opinioneve dhe mendive, precizoj kete neni 19 piak 1 dhe 2 e Paktit Ndërkombëtar, neni 19 te Dekarates Univerzale dhe neni 10 Te Konventes Evropiane. Duke aplikuar te gjitha këto edhe Gjykata Evropiane per te drejtat e njeriut ju referohet këtyre dispozitave duke garantuar pakufizime ne lirinë e shprehjes dhe mendimit, i propozojmë gjykatës qe propozimin e tillët ta refuzoj si të bazuar duke aplikuar drejtë dispozitat material dhe procedurale”.
“Palët deklarojnë se nuk kanë çfarë të shtojnë lidhur me këtë çështje. Gjykata lidhur me propozimin për masës e sigurisë do të vendosë duke u bazuar në pretendimet e palëve dhe provat e disponuara në shkresat e lëndës”, u tha në fund të seancës dhe mbeti që jashtë seancës Gjyqi ti lajmëroi palët se a ka vendosur që ta detyroi Vetëvendosjen që ta fshij, apo jo këtë postim kundrejt Sami Lushtakut.