×
  • Lajme
  • Analiza

    Pa(drejtësia) në Kosovë: Rrëfimi i plotë për krimin ku u grabitën me armë 400 mijë marka dhe nuk u dënua askush

    Insajderi
    04 November 2021 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ARDIT DRAGUSHA

    Avdullah Murati ka 20 vite që kërkon drejtësi për një krim që ndodhi në shtëpinë e tij në fillim të vitit 2002. Katër persona të armatosur hynë në shtëpinë e tij në Gjilan, ku ndodheshin vetëm tre fëmijët e familjes, dhe nën kërcënimin e armëve vodhën mbi 400 mijë marka dhe një sasi të madhe ari, shkruan Gazeta Insajderi.

    I dëmtuari Avdullah Murati, në një intervistë për Gazetën Insajderi ka rrëfyer historinë e tij, duke filluar nga nata e incidentit 19 vite më parë, ku katër persona të maskuar hynë në shtëpinë e tij, duke grabitur mbi 400 mijë marka gjermane dhe një sasi të konsiderueshme ari.

    Përveç dëmit të madh financiar, Murati ndihet i dëmtuar edhe nga drejtësia në Kosovë, që për 19 vite nuk bëri asgjë në dënimin e të akuzuarëve për këtë krim të rëndë, duke neglizhuar rastin aq shumë sa tashmë rrezikon edhe të parashkruhet.

    Nga klasifikimi i gabuar fillestar i veprës penale, tek “harresa” e një të dyshuari për plaçkitjen me armë, Avdullah Murati, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi rrëfen historinë e tij me (pa)drejtësinë kosovare.


    Avokati i palës së dëmtuar,  Veton Rrecaj, në një bisedën për Gazetën Insajderi e cilësoi këtë rast si një rekord të zi për drejtësinë kosovare, si dhe një dëmtim të dyfishtë të klientit që ai përfaqësonte, së pari nga të akuzuarit për dëmin e madh financiar të cilën ata i kishin shkaktuar me 29 janar të vitit 2001, dhe nga drejtësia kosovare e cila për 19 vite nuk arriti që t’i dënonte fajtorët.

    “Është një rast juridiko penal shumë i vjetër, besoj se është ndonjë rekord i zi për drejtësinë vendore pasi as rastet e vrasjes nuk marrin 20 vite për t’u zgjidhur. Konsideroj se klienti im është dy herë i dëmtuar, fillimisht nga veprimet e të akuzuarve, dhe së dyti nga mosefikasitetit të sistemit të drejtësisë. Prokuroria ka bërë klasifikim të gabuar pasi kemi të bëjmë me veprën penale grabitje me armë ashtu siç është theksuar në raportet e Policisë. Poashtu ekziston një i dyshuar tjetër, i cili përmendet në raportin e hetuesit por çuditërisht i njëjti nuk përmendet në aktakuzë. Ne kemi nisur një kërkesë për ricilësim të veprës penale dhe informim lidhur me veprimet procedurale nga ana e prokurorisë ndaj të dyshuarit Xhavit Zulufaj, i cili nuk përmendet fare në aktakuzë”  – deklaroi  Rrecaj për Gazetën Insajderi.

    Rrëfimi i plotë kronologjik i publikuar në tetor të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark