“Paga e aktorit sa larësi i garderobës”- Teatri Kombëtar i Kosovës 40 ditë në grevë, qeveria hesht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Show / Kulturë

    “Paga e aktorit sa larësi i garderobës”- Teatri Kombëtar i Kosovës 40 ditë në grevë, qeveria hesht

    Insajderi
    27 December 2024 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teatri Kombëtar i Kosovës ka hyrë në ditën e 40-të të grevës, ndërsa qeveria ende nuk ka reaguar ndaj kërkesave të komunitetit artistik.

    Adrian Morina, anëtar i këshillit grevist të teatrit, tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se që nga miratimi i Ligjit të Pagave, artistëve u është bërë një padrejtësi e madhe.

    “Sot, paga e një aktori në Teatrin Kombëtar është e barabartë me atë të një personi që lan garderobën në teatër. Për këtë ne jemi të lumtur, por imagjinoni trajtimin që ka sot figura kryesore e teatrit”, u shpreh Morina.

    Ai theksoi se si sindikatë kanë qenë të parët që kanë adresuar qartë kërkesat e tyre për rregullimin e pagave, por Ministria e Kulturës ka zgjedhur të mos i trajtojë.

    “Deklarata e përsëritur e ministrisë është vetëm ‘po punohet’, ndërsa realiteti është i njëjtë,” shtoi ai.

    Sipas Morinës, në të kaluarën artistët e Kosovës kishin pagat më të mira në rajon, ndërsa sot janë të fundit.

    Nëse krahasohet me Shqipërinë, pagat e aktorëve kosovarë janë përgjysmuar gjatë katër viteve të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark