Sipas asaj që shkruan Daily Star, Arsenali i ka paguar skuadrës gjermane rreth 30 milionë funte (42 milionë euro) për mesfushorin kosovar, dhe nënshkrimi i një kontrate 5 vjeçare me “Topçinjtë” do t’i sjell atij një pagë javore prej 110 mijë funte.
Në këtë mënyrë, paga e tij vjetore do të arrijë rreth 5 milionë eurove.
Kështu ish-mesfushori i Baselit, do bëhej futbollisti më i paguar shqiptar ndonjëherë dhe lojtari me kartonin më të shtrenjtë nga të gjithë futbollistët shqiptar.
Në krahasim prej Xhakës, ylli tjetër i Zvicrës, Xherdan Shaqiri fiton 65 mijë funte në javë, një shumë pothuajse e përgjysmuar krahasuar me atë të Xhakës.
Të dy futbollistët do t’i bashkohen kombëtares zvicerane javën tjetër në përgatitje para Kampionatit Evropian. Ndeshjen e parë Zvicra do ta zhvillojë ndaj Shqiperisë më 11 qershor në “Stde Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com