Presidenti francez, Francois Hollande, ka shkaktuar debat të ashpër në Francë, pasi u mor vesh që paguan për berberin e tij persona hiç më pak se 10 mijë euro në muaj nga buxheti shtetëror.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kabineti i presidentit socialist, shkruan The Guardian.
“Unë mund të kuptoj interesimin tuaj, dhe mund të kuptoj se ka nga njerëz që e gjykojnë këtë,” ka thënë zëdhënësi Stephane Le Foll.
“Të gjithë i rregullojnë flokët, apo jo?”, ka shtuar ai.
“Berberi është detyruar që të braktisë sallonin e tij dhe është në gatishmëri 24 orë.”
Por, kjo nuk është e gjitha. Mediumi Canard Enchaine ka zbuluar po ashtu se përvec pagës, beberit i paguhet edhe shtëpia dhe merr edhe përfitime të tjera.
Ai është punësuar që kur Hollande ka ardhur në pushtet./Insajderi.com