"Me Qeverinë e re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro" Haradinaj me premtime të mëdha për ushtarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me Qeverinë e re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro” Haradinaj me premtime të mëdha për ushtarët

    Insajderi
    23 September 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se një numër i madh i ushtarëve e kanë lëshuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në vitin 2023 dhe 2024.

    Sipas Haradinajt, kjo gjendje është alarmante, derisa ka premtuar se do të ndryshon gjendjen e tyre.

    “Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen. Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024. Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë”, thotë ai.

    Tutje, ai a ka shkruar se “edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht”.

    “Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018. Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty”.

    Duke premtuar kushte më të mira për ushtarët, Haradinaj u shpreh se paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.

    “Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark